Politike

Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Belgjikës, kreu i shtetit: Ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese

Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Belgjikës. Presidenti shprehet se Frèdèric Meurice ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese.
Featured image of article: Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Belgjikës, kreu i shtetit: Ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese Ilir Meta dhe Frèdèric Meurice

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam i bindur, që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta në takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment