Politike

Meta po krijon parti? Kryemadhi: Nuk besoj, duhet të jesh i ri që t’i biesh Shqipërisë rreth e qark…Ndërhyn Eni Vasili: I vjetër s’është e…

Ajo, gjithsesi shtoi se mund të ndodhte gjithçka në këtë vend, por tha që t’i biesh Shqipërisë rreth duhet të jesh i ri.
Featured image of article: Meta po krijon parti? Kryemadhi: Nuk besoj, duhet të jesh i ri që t’i biesh Shqipërisë rreth e qark…Ndërhyn Eni Vasili: I vjetër s’është e… Monika Kryemadhi
Përditësuar:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Presidenti Ilir Meta mund të krijojë një parti.

E ftuar në studion e “Open”, Kryemadhi la të kuptohej se Meta nuk kishte në fokus të krijojnte një parti.

Ajo, gjithsesi shtoi se mund të ndodhte gjithçka në këtë vend, por tha që t’i biesh Shqipërisë rreth duhet të jesh i ri.

Monika Kryemadhi: Çfarë nuk ndodh…por unë mes Metës dhe Ramës, besoj Metën. Nuk besoj të ketë ndonjë gjë të tillë në plan, por edhe nëse ndodh, e kanë në dorë shqiptarët. Por që të bësh lëvizje, duhet të jesh i ri t’i biesh Shqipërisë rreth….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja Eni Vasili: Edhe i vjetër nuk është Meta e…

Monika Kryemadhi: Mua më duket shumë në formë kështu, edhe sportiv…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment