Politike

Meta përzë Borchardt nga presidenca/ Balla: Gjendja ku ka degraduar kreu i shtetit, për të ardhur keq

Taulant Balla tha se gjesti i ambasadorit erdhi pasi qytetarët e fyenë atë.
Featured image of article: Meta përzë Borchardt nga presidenca/ Balla: Gjendja ku ka degraduar kreu i shtetit, për të ardhur keq Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aktin e presidentit Ilir Meta për të shpallur të “padëshiruar” në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Balla tha se gjendja ku ka degraduar presidenti është për të ardhur keq. “Thirrje Metës, të kthejë në shina institucionin. Borchardt ka reaguar pasi qytetarët e fyen. Ai është një përfaqësues i OSBE dhe duhet respektuar.  Ambasadori ka një histori të gjatë në Shqipëri. Gjendja ku ka degraduar presidenti, për të ardhur keq.”-tha Balla.

 

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës.. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

Ndërkohë që më herët, edhe në takimin e zhvilluar pasditen e kësaj të hëne me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, Dosja.al mësoi se Borchardt nuk është lejuar të marrë pjesë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment