Politike

Meta përshëndet promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të Bashkim Kadiut, presidenti: Intelektualët dhe rinia të bashkojnë energjitë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë

Në fjalën e tij presidenti Meta theksoi se Durrësi është një qytet me vlera të rralla historike, kulturore  dhe arkeologjike, por mbi të gjitha mbart vlera njerëzore. Ai vlerësoi punën e palodhur të shkrimtarit Bashkim Kadiu, i cili promovon vlerat e qytetit në librat e tij.
Featured image of article: Meta përshëndet promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të Bashkim Kadiut, presidenti: Intelektualët dhe rinia të bashkojnë energjitë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë Presidenti Meta gjate promovimit te librit

TIRANË – Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të autorit durrsak Bashkim Kadiu.

Meta ka folur për përshtypjet mbi librin, që vjen në vazhdën e botimeve “Vlerat e qytetit tim” të autorit Kadiu. Në fjalën e tij presidenti Meta theksoi se Durrësi është një qytet me vlera të rralla historike, kulturore  dhe arkeologjike, por mbi të gjitha mbart vlera njerëzore. Ai vlerësoi punën e palodhur të shkrimtarit Bashkim Kadiu, i cili promovon vlerat e qytetit në librat e tij.

Ndër të tjera, Meta ka theksuar se intelektualët dhe rinia të bashkojnë energjitë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është kënaqësi  e veçantë të marr pjesë sot në promovimin e librit ‘Vlerë e Jetuar’ nga publicisti dhe personaliteti i njohur durrsak, Bashkim Kadiu, libër që vjen në vazhdën e botimeve: ‘Vlerat e qytetit tim’. Durrësi është një qytet me vlera të rralla historike, kulturore  dhe arkeologjike, por mbi të gjitha mbart vlera njerëzore, modele të shkëlqyera patriotizmi dhe qytetarie, kulture, intelektuale, sportive dhe artistike, të mishëruara ndër vite në personalitete shumë  të spikatura, që kanë bërë krenar jo vetëm Durrësin, por edhe mbarë vendin dhe kombin tonë. Ky libër është një kontribut i vyer, jo vetëm në letrat shqipe, por shërben edhe si homazh ndaj të gjithë atyre, që me emrin, punën dhe kontributin e tyre kanë nderuar Durrësin, vendin dhe kombin tonë, dhe kanë shërbyer për  shoqërinë tonë, si modele të shkëlqyera për të edukuar  brezat e rinj. I nderuar z. Kadiu, dua t’ju uroj jetë të gjatë dhe t’ju inkurajoj të vazhdoni në misionin tuaj fisnik për të shpalosur sa më shumë vlerat dhe thesarin njerëzor të Durrësit, për të frymëzuar intelektualët dhe brezin e ri në mënyrë të veçantë, që  të japin kontributin e tyre maksimal për të mirën e qytetit të tyre dhe Atdheut.

 Një mesazh, që sot vlen më shumë se kurrë, pasi Durrësi dhe mbarë Shqipëria po vuajnë rëndë nga shpopullimi.  Në mënyrë të veçantë sot ndjehet ky shpopullim, edhe te shtresat më të mirë arsimuara dhe më të mirë edukuara të shoqërisë sonë, dhe sidomos tek te rinjtë. Shembujt e personaliteteve që ju keni shpalosur në librat tuaj janë një shembull real, sepse, me kapacitete të tilla, Durrësi dhe Shqipëria kanë shpresë për një të ardhme shumë më të mirë”, tha ndër të tjera Meta.

 (kle.mu./dosja.al)

Shto Koment