Politike

Meta: Përpjekja ime për konsensus u minua, do i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë

Meta shprehet se ai do të kalojë tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohet më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.
Featured image of article: Meta: Përpjekja ime për konsensus u minua, do i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë Ilir Meta, Presidenti i Shqipësisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se përpjekjet e tij për një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Më tej Meta shprehet se ai do të kalojë tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohet më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.

Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë. Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Meta zhvilloi sot një konferencë me gazetarët. Ai paralajmëroi se nëse nuk miratohet me konsensus do të ndikojë tek hapja e negociatave. Më tej, Meta foli për opinioni e Komisionit të Venecias, deklaratat e Yuri Kim dhe ‘zaptimin’ e Pashalimanit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment