
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar 76-vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës i cili është ndarë nga jeta 14 vite më parë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka dhënë dhe një mesazh ku thotë se Rugova ishte arkitekt i Pavarësisë dhe President historik i Kosovës.
“Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale! I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë.”- shkruan Meta.
(A.k.dosja.al)