Politike

Meta përdori forcën e drektit kundër Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme

  • “I kanë bërë Presidentit presion me SMS”, Artan Fuga pas mbledhjes së Akademisë: E kanë marrë peng
  • Sipas një njoftimi nga vet ASH, bëhet me dije se  Këshilli Ekzekutiv ka zhvilluar mbledhje të jashtë zakonshme dhe ka diskutuar për dekretin e Metës.
    Featured image of article: Meta përdori forcën e drektit kundër Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme Skënder Gjinushi, Akademia e Shkencave dhe Ilir Meta

    TIRANË- Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave, kjo e fundit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

    Sipas një njoftimi nga vet ASH, bëhet me dije se  Këshilli Ekzekutiv ka zhvilluar mbledhje të jashtë zakonshme dhe ka diskutuar për dekretin e Metës.

    Më tej shtohet se dekreti është shtyrtuar dhe do i është dërguar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

    – Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.

    Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta ka dhënë arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

    (A.B. Dosja.al)

    Një Koment në “Meta përdori forcën e drektit kundër Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme

    1. More i respektuar President i Republikes, me shume se sa argumenti qe ju keni sjelle me te drejte , duhet konsideruar superargument qe nuk e meriton te njolloset emri i ASH me dekretimin ne krye te ketij institucioni te nje nga emrat me kriminale dhe me te neveriteshem te ish nomenklatures se vjeter komuniste; ishte minister i arsimit palacua ne ate kohe!

    Shto Koment