Politike

Meta për dorëheqjen e Haradinajt: Krenar për pafajësinë e heroit të kombit

Kreu i shtetit në një postim në Facebook, shprehet se ndihet krenar për pafajësinë e Haradinajt.
Featured image of article: Meta për dorëheqjen e Haradinajt: Krenar për pafajësinë e heroit të kombit Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj

TIRANË- Presdienti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryministrit të Kosovës, Ramush Hardianjt.

Kreu i shtetit në një postim në Facebook, shprehet se ndihet krenar për pafajësinë e Haradinajt. Meta shkruan se: “Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!”

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment