Politike

Meta thirrje qytetarëve për 2 marsin: Nesë mendoni se Presidenti s’është në rregull rrini në shtëpi, durini shtypjen dhe padrejtësitë

Por ai më tej shtoi se populli nëse mendon se Presidenti nuk është në rregull, le të rrinë në shtëpi dhe të durtojnë shtypjen që u bëhet nga qeveria dhe më të shumta do jenë padrejtësitë.  
Featured image of article: Meta thirrje qytetarëve për 2 marsin: Nesë mendoni se Presidenti s’është në rregull rrini në shtëpi, durini shtypjen dhe padrejtësitë Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e tij në 2 mars, pasi siç thotë ai qytetarët do tregojnë vullnetin e tyre. I ftuar sot në “5 pyetje” nga Ilir Babaramo, Meta tha se do jetë në fushën e betejës për të bërë paralajmërimin e fundit kundër atij që e quan grupin puçist.

Por ai më tej shtoi se populli nëse mendon se Presidenti nuk është në rregull, le të rrinë në shtëpi dhe të durtojnë shtypjen që u bëhet nga qeveria dhe më të shumta do jenë padrejtësitë.  

Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre. Presidenti do të tregojë vullnetin e tij. Presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist. Populli shqiptar, në qoftë se është mirë dhe mendon se Presidenti nuk është rregull, le të vazhdojë të rrijë në shtëpi, të durojë çdo ditë thundrën e një pushteti shtypës. Edhe më të larta do t’i ketë taksat. Edhe më të shumta do të jenë padrejtësitë. Do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri apo të tjerët që nuk kanë paguar energjinë për aq apo për kaq muaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Apo tërë njerëz që dënohen për gjëra fare të vogla, por që duhet të dënohen në bazë të ligjit apo ministren me etikë të Drejtësisë se si flet për sukseset e reformës, ndërkohë që është në krye të një bande që falsifikon dhe bën shumë vepra penale për të rrëmbyer me vetëdije të plotë, se ia kërkon partia, Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ia rrëmben këtë kryetarit të shtetit, të cilit Kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë atij dhe vetëm atij”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i maxhorancës. Në disa deklarata dhe reagime për mediat, Meta ka thënë se maxhoranca ka bërë grusht shteti dhe ka rrëmbyer një mandat të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë do zhvillojë një tubim në mars, që e quan manifestim për të shpartaluar grushtin e shtetit. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Kreu i Shtetit njofton se në ditët në vijim do publikojë dhe prova të reja e do padisë zyrtarë të tjerë. Meta tha se në grushtin e shtetit është përfshirë dhe Etilda Gjonaj, për të cilën do bëri një padi në SPAK.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment