Politike

Meta mesazh qytetarëve për 2 marsin: I paduruar për t’u bashkuar me ju në pranverën kuqezi

Video
Me anë të një videoje në Facebook, Meta shprehet se mezi pret 2 marsin që të bashkohet dhe ai në manifestimin që e quan pranverë kuqezi.
Featured image of article: Meta mesazh qytetarëve për 2 marsin: I paduruar për t’u bashkuar me ju në pranverën kuqezi Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me manifestimin e thirrur prej tij në 2 mars. Me anë të një videoje në Facebook, Meta shprehet se mezi pret 2 marsin që të bashkohet dhe ai në manifestimin që e quan pranverë kuqezi.

Të dashur qytetar, i paduruar edhe për t’u bashkuar edhe unë me ju për pranverën kuqezi”, është kjo deklarata e Metës. Kjo është thirrja e disatë që ka bërë Kreu i Shtetit për 2 marsin, pasi që prej shpalljes së datës ai ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm në manifestim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment