LIVE UPDATES
Politike

Meta tregon detaje për manifetimin e 2 marsit: Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj Parlamentin

24 Shkurt 2020, 21:27 Nga DOSJA
Meta tregon detaje për manifetimin e 2 marsit: Nëse ma

TIRANË- Presidenti Ilir Meta për herë të parë ka qenë më konkret për manifetimin e tij që do zhvillojë në 2 mars. Meta tha sot se nëse populli në shesh i kërkon të shpëndajë Parlamentin, do e bëjë një të tillë.

I ftuar sot në “5 pyetje” nga Ilir Babaramo, Kreu i Shtetit tha se Parlamenti sillet si i shpërndare dhe si një institucion i shpartalluar. Po ashtu ai shtoi se “të jenë të sigurt se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë”.

Do shpërndani Parlamentin?

Nuk është përgjegjësia ime nëse Parlamenti sillet vetë si i shpërndarë, si një institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime të tilla mafioze dhe bën akte mjaft të rënda të cilat do të vazhdojmë t’ia ekspozojmë popullit shqiptar. Ky nuk është faji im.

Megjithatë duhet një goditje mëshire. Do t’ia jepni?

Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë, llogaridhënien në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojmë sovranitetin e këtij vendi një organizate ndërkombëtare e cila ka synuar dhe synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande për fat të keq, nuk do të ketë asnjë tolerancë.

Si duhet ta kuptojmë këtë? Domethënë që jeni duke e menduar shpërndarjen e Parlamentit?

Kjo do të thotë që mbi Presidentin, i cili për fat të keq është i vetmi institucion legjitim dhe për arsye se nuk është zgjedhur nga ky Parlament, por nga Parlamenti i mëparshëm, qëndron vetëm Kushtetuta dhe një Gjykatë Kushtetuese me integritet, pra sipas Kushtetutës dhe mbi këtë qëndron vetëm populli dhe Zoti! Dhe unë i bindem vetëm vullnetit të tyre. Ata të tregojnë vullnetin e tyre dhe pastaj të jenë të sigurt që Ilir Meta do ta interpretojë vullnetin e tyre ashtu siç duhet për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe për të vënë çdo shqiptar përballë provës dhe çdo politikan që deri tani mund të ketë bërë lojëra të dyfishta apo të trefishta e të katërfishta. E që nuk është i lirë në vendimmarrjen e vet për t’i dalë zot fateve të popullit shqiptar.

Këtu nuk bëhet fjalë për fatet e Ilir Metës. Kjo është gjëja më e parëndësishme dhe nuk më intereson fare Ilir Meta. Ilir Meta në këtë vend i ka provuar të gjitha funksionet. I ka provuar të gjitha pushtetet: kryeministër që 30 vjeç dhe ka ikur vetë nga ajo detyrë. I luteshin që të rrinte, por nuk pranonte për arsyet e veta. Kam bërë çdo gjë, sot është President i Republikës, është ushtari i parë i Republikës. Shikoni zotëri betimin e Presidentit të SHBA-ve, tri herë për të mbrojtur vendin e vet, Kushtetutën. “To preserve, to protect and to defend!” (Për ta mirëmbajtur, për ta ruajtur si dhe për mbrojtur!)  Edhe në të ardhmen duhet ta formulojmë edhe më mirë betimin e Presidentit dhe betimin e çdo njeriu që vë dorën mbi Kushtetutë.      

Po nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojnë më, që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënies në këtë vend para tyre, që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhet që po shkon në stratosferë. Dhe absolutisht të jenë të sigurt se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Çdo ditë do të ketë detaje të reja, do të ketë dinamika të reja.

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i maxhorancës. Në disa deklarata dhe reagime për mediat, Meta ka thënë se maxhoranca ka bërë grusht shteti dhe ka rrëmbyer një mandat të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë do zhvillojë një tubim në mars, që e quan manifestim për të shpartaluar grushtin e shtetit. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Kreu i Shtetit njofton se në ditët në vijim do publikojë dhe prova të reja e do padisë zyrtarë të tjerë. Meta tha se në grushtin e shtetit është përfshirë dhe Etilda Gjonaj, për të cilën do bëri një padi në SPAK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën