Politike

Meta për 11 shtatorin: Shqipëria dhe SHBA-ja janë të bashkuara për lirinë dhe demokracinë

Meta është shprehur se është në krah të popullit amerikan dhe përkujton viktimat e 11 shtatorit të 2001, ndërsa solodarizohet me familjet e tyre, ndërsa shton se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
Featured image of article: Meta për 11 shtatorin: Shqipëria dhe SHBA-ja janë të bashkuara për lirinë dhe demokracinë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook në 19-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Meta është shprehur se është në krah të popullit amerikan dhe përkujton viktimat e 11 shtatorit të 2001, ndërsa solodarizohet me familjet e tyre.

Më tej Presidenti i vendit ka thënë se Shqipëria është e vendosur në angazhimet përkrah SHBA-së dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Postimi i Plotë i Metës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!
Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë. Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi.

Sulmi terrorist i 11 shtatorit të 2001 në SHBA shënoi fillimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, sidomos në intensifikimin e luftës kundër terrorizmit. Avionët ushtarakë të Al Kaedës shkaktuan zjarr në të dyja ndërtesat, duke bërë që 2.752 persona mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë të humbisnin jetën. Zemërimi në lidhje me këtë sulm ra mbi  “Al Kaedën”. Fillimisht udhëheqësi i “Al Kaedës” mohoi përfshirjen në këtë sulm, por në vitin 2004 mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment