Politike

FOTO/ Meta reagon pas manifestimit dhe falenderon popullin: Foli qartë, uragani kuqezi në mbrojte të Kushtetutës

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se populli shqiptar foli qartë dhe sipas tij janë të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës.
Featured image of article: FOTO/ Meta reagon pas manifestimit dhe falenderon popullin: Foli qartë, uragani kuqezi në mbrojte të Kushtetutës Ilir Meta duke puthur flamurin e Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të manifestimit, ku ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se populli shqiptar foli qartë dhe sipas tij janë të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës.

Qytetarët në manifestim

“Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE! 🇦🇱 #PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment