Politike

Meta pas intervistës së anëtares së ‘Venecias’: Raporti shumë i qartë, koha që të zbatohen rekomandimet me korrektesë

Meta teksa ka shpërndarë intervistën, shkruan se raporti nuk ka asnjë vend për interpretim.
Featured image of article: Meta pas intervistës së anëtares së ‘Venecias’: Raporti shumë i qartë, koha që të zbatohen rekomandimet me korrektesë Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas intervistës së një prej anëtareve të Komisionit të Venecias. Meta teksa ka shpërndarë intervistën, shkruan se raporti nuk ka asnjë vend për interpretim.

Më tej kreu i shtetit shkruan se tani është koha për zbatim korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transaparentë dhe konstruktiv.

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME! Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV. Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺

Ilir Meta

Më herët në një intervistë për DW, ka folur anëtarja e Komisionit të Venecias, Angelika Nussberger. Ajo është shprehur se raporti i hartuar nga komisioni nuk ka vend për interpretime, por duhet vetëm të zbatohet. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment