Politike

Meta paralajmëron policinë: Bëni detyrën, s’dua të derdhet asnjë pikë loti… Nëse do Edi Rama vete unë në Fier dhe ia ngjis posterin!

VIDEO
Me ironi shtoi, se nëse kryeministri Edi Rama fiton pa vjedhur vota, atëherë ai do ti dhurojë edhe mandatin e tij.
Featured image of article: Meta paralajmëron policinë: Bëni detyrën, s’dua të derdhet asnjë pikë loti… Nëse do Edi Rama vete unë në Fier dhe ia ngjis posterin! Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta tha sot se ka gati një listë me persona të shpallur në kërkim që do të tentojnë të  ndërhyjnë në zgjedhje. Me ironi shtoi, se nëse kryeministri Edi Rama fiton pa vjedhur vota, atëherë ai do ti dhurojë edhe mandatin e tij.


“Policia të bëjë detyrën, unë do ti çoj një listë me personat në kërkim. S’dua jo pikë gjaku, po pikë loti të derdhet nga shqiptarët në zgjedhje. Nëse Edi Rama merr 71 mandate pa vjedhje, do i jap edhe mandatin e presidentit. Por u prek një votë, Edi Rama nuk do të gjejë një vrimë ku të futet. Nuk i vajtën militantët e PD në zyrë, as të LSI. Kejdi, të lutem, ju nuk më dëgjoni mua, pyete Gramozin, nëse duan në vendet që ju keni paguar qira sipas kodit, të vihet portreti i Edi Ramës sot, vij unë i vë që sot.”-tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e PS duan të kapin komisionerët, provat do ti nxjerrim në orët në vijim (DENONCIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment