Politike

“Meta nuk do të shkarkohet”, Murrizi tregon arsyet: Pse u largua Hajdari nga votimi për Metën

Myslym Murrizi ka folur rreth votimit në Kuvend për Rezolutën e PS ndaj dekretit të Metës. Murrizi tregoi pse Rudina Hajdari nuk mori pjesë votim. Ai dha arsyet pse Ilir Meta nuk do të shkarkohet.
Featured image of article: “Meta nuk do të shkarkohet”, Murrizi tregon arsyet: Pse u largua Hajdari nga votimi për Metën Myslym Murrizi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi me 100 vota pro rezolutën së kundërshton dekretin e Presidentit Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve.

Por ajo që ra në sy, është vendimi i ndryshëm i opozitës parlamentare. Disa prej tyre votuan kundër, disa të tjerë abstenuan por kishte edhe nga ata që nuk morën pjesë në votim pasi u larguan. Mes të larguarve ishte edhe kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari.

Dosja.al kontaktoi me deputetin Myslym Murrizi, i cili tregoi mes të tjerash edhe arsyen e largimit të Hajdarit nga Kuvendi dhe mospjesëmarrja në votim.

Po ashtu ai tregoi se përse mendon se Ilir Meta nuk mund të shkarkohet.

Pjesë nga biseda:

A është përçarë opozita parlamentare, duke pasur parasysh se zonja Hajdari u largua nga votimi, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, votuan pro, ndërsa një pjesë tjetër kundër?

Murrizi: Zonja Hajdari kishte takim me OSBE-në. Nukë është larguar për shkak të rezolutës. Ajo ka ikur 3 orë para, pasi foli në Kuvend ajo u largua.

Nëse do të ishte sjellë në Kuvend kërkesa për shkarkimin e Metës, Si do të ishte qëndrimi juaj?

Murrizi: Po jo mor jo rri pa merak, se se shkarkojmë ne dot Metën. Ça lidhje ka ajo.

Vota juaj si do të ishte në një rast të tillë?

Murrizi: Sa të kenë Xhelil Gjonin gjallë, a të keqen mos u mërzisni ju gazetarët, me një vend janë ata, kanë një komandant. Kur të cijë do të flasim. Por të jesh i bindur se do të bëjnë prap marrrëveshje.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment