Aktualitet

Meta nuk dekoron aktorin Xhevahir Zeneli, ironizon Llakaj: Kush nuk e ka marrë, më mirë të ngelesh “Mjeshtër i vogël”

Sipas Tema, ai ka ironizuar këtë pjesë, duke thënë se nuk ka ngelur njeri pa u dekoruar. Ai gjithashtu është shprehur se Zeneli e meriton të marr një titull simbolik dhe të quhet mjeshtër i madh.
Featured image of article: Meta nuk dekoron aktorin Xhevahir Zeneli, ironizon Llakaj: Kush nuk e ka marrë, më mirë të ngelesh “Mjeshtër i vogël” Agron Llakaj

TIRANË-Aktori i humorit Agron Llakaj, ka zbuluar se ka bërë përpjekje që miku i tij aktori Xhevahir Zeneli, të dekorohej, por kjo është refuzuar nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Sipas Tema, ai ka ironizuar këtë pjesë, duke thënë se nuk ka ngelur njeri pa u dekoruar, kështu edhe pse e meriton të marri titullin “mjeshtër i madh”, më mirë të jetë “mjeshtër i vogël”.  Po ashtu ai e ka quajtur Zenelin artist i popullit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më vjen keq, u përpoqëshm shumë gjatë gjithë kësaj kohe të arrinim të siguronim një nderim, një titull për ty në këtë ditë por nuk e realizuam dot. Kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty. Ndoshta jo thjesht se ti e meriton të marrësh një titull që të quhesh “Mjeshtër i Madh”, se ti mjeshtër i madh je, por do të më pëlqente simbolikisht që vlera e një artisti si puna jote të meritonte në mënyrë protokollare një çmim. Se kush nuk ka marrë o Xhefri, dhe ti e thua shumë mirë: Më mirë të ngelem “Mjeshtër i vogël”. Por ti me talentin tënd je njeri kaq i dashur, je një humorist shumë popullor. Në një perjudhë tjetër ka qenë një titull tjetër që quhej “Artisti i Popullit” dhe mua më vjen mirë që ti je artisti i popullit,”-është shprehur ai. 

(k.a/dosja.al)

Një Koment në “Meta nuk dekoron aktorin Xhevahir Zeneli, ironizon Llakaj: Kush nuk e ka marrë, më mirë të ngelesh “Mjeshtër i vogël”

  1. Doli nga kuci e xhevo me duket hahahaha po pse o Gone te ter artista te medhej do beheni mo …??? O rrini ca te vegjel …e ja do vdesi e xhevo ..pas vdekjes e ka te sigurte qe do e marri ca ke ti pse merzitesh …hahahaha rrespekte..

Shto Koment