Politike

Meta me tone të forta: Puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për respektimin e institucioneve të reja të drejtësisë

Në fjalën e tij Meta ka renditur disa argumenta pse ka thirrur qytetarët në shesh dhe ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë duke e quajtur një grusht shteti.
Featured image of article: Meta me tone të forta: Puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për respektimin e institucioneve të reja të drejtësisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zbritur në shesh dhe ka nisur fjalën e tij para qytetarëve të cili i ka thirrur në manifestim. Në fjalën e tij Meta ka renditur disa argumenta pse ka thirrur qytetarët në shesh dhe ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë duke e quajtur një grusht shteti.

PJESË NGA DEKLARATA

Vidhen kompetencat që Kishtetura ia lë presidentit. Askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk dënohet. Si të ndjehet i sigurt qytetari kush sheh që pushteti degradon. Ky shtet po synon një grusht shteti që nuk është bërë me tanke. Ky grusht shteti nisi me vjedhjen e zgjedhjeve 2017. Dosjet që nuk hetohen, 184 399 janë vetëm maja e ajsbergut. Grushti u thellua me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Ata morën në kontroll hetimit dhe siguruan pandëshkueshmëri totale të vjedhësve të votës.  Organizata “Rilindase” në KQZ nuk respektoi dekretin e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit. Ata kujtojnë se institucionet e tyre janë supreme, por dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve e zbatoi populli, pavarëisht presionit të administratës dhe si ato përgjimet e Zogut për të rritur pjesëmarrjen.  Faleminderit të Këshillit të Europës që anuloi zgjedhjet. Ata jo vetëm kaq por edhe në krye të bashkive nuk rrinin dot pa i dhënë Shkodrës dhe qyteteve të tjera “çuna problematikë”. Tentuan të kapin GJK përmes mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës. Ky hap kishte qëllima asgjesimin për llogaridhënie. Miratuan ligjin për betimin e gjyqtarëve. E votuan pak orë para se të vinte Këshilli i Venecias. Ata falsifikuan edhe realcionin e Kuvendit. A ka ndonjë vend në NATO dhe në Europë që ka qëndruar pa GJK? A mundet që derbi i fundit Tirana-Partizani të luhej pa arbitër? A mundet që një skuadër të futej në lojë me arbitrin me vete duke i veshur edhe fanellën e tij? A ka një vend që shpiken projektligje, siç ndodhi me zgjedhjen e Arta Markut? Këta shpikën afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen, puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për respektimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Skandali i ri mbivendoset mbi të vjetrin që të thellohet në harresë. Sot vihen para drejtësisë qytetarët e thjeshtë për krime banale, ndërsa ata me krime të rënda… Demokracia nuk rrezikohet kur populli vendoset në mbrojtje të Kushtetutës. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me anë të ligjeve anti-kushtetuese vendosi diktaturën. Është detyra ime dhe përgjegjësia ime të mbroj Kushtetutën dhe të mbroj shtetin e të drejtës. Mos t’i marrim gratë në qeveri për t’i përdorur për falsifikime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(K.M. Dosja.al)

Shto Koment