Politike

Meta nga Fieri: Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare! Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban

VIDEO
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kreu i shtetit tha se në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban.
Featured image of article: Meta nga Fieri: Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare! Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban Ilir Meta

FIER– Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme nga Fieri se fajin e ka Rama pasi i shërben mafias ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kreu i shtetit tha se në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban.


DEKLARATA:

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës. Mos të provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën nga hallet dhe pamundësitë, burrat me vese që turpërojnë familjet e tyre por duhet ta dijë që më 25 Prill do e marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në një vend të mrekullueshëm me qytetarët e botës që kërkon të sjellë Edi Rama dhe kërkon t’i largojë prapë pasi të mësojnë gjuhën shqipe, për të cilën jemi krenarë. Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare. Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban. Presidenca do jetë kudo por në radhë të parë në Vlorë, se është qendër e gjithë shqiptarëve dhe meriton të japë shembullin e standarteve të zgjedhjeve”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment