Politike

Meta: Nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës

Meta u shpreh më tej dhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku tha se ai ska bërë asnjë veprim në shkelje të Kushtetutës.  
Featured image of article: Meta: Nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të mbështetur bizneset, pasi rrezikohen mijëra vende pune. Në një intervistë për TvT, Meta u shpreh më tej dhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku tha se ai ska bërë asnjë veprim në shkelje të Kushtetutës.  

 “Nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhën përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment