Politike

Meta në Shijak: Erdha këtu se më thanë se kishte probleme! Ka radhë të gjata dhe pjesmarrje të madhe në votime

VIDEO
Meta tha se këshilltarët e tij janë aty të gatshëm për të dëgjuar shqetësimet që kanë qytetarët. 
Featured image of article: Meta në Shijak: Erdha këtu se më thanë se kishte probleme! Ka radhë të gjata dhe pjesmarrje të madhe në votime Ilir Meta

SHIJAK– Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se ndodhet në Shijak pasi ka marrë informacione se ka pasur probleme në disa qendra votimi. Në një prononcim për gazetarët, Meta tha se këshilltarët e tij janë aty të gatshëm për të dëgjuar shqetësimet që kanë qytetarët.


Meta: Erdha këtu se më thanë se kishte probleme. Dy këshilltarët e mi më thanë se procesi po ecën në mënyrë të mrekullueshme. Për cfarëdo shqetësimi që të kenë këshilltarët e mi janë këtu. Shijaku do të shkëlqejë dhe do të nxjerrë në pah vlerat më të mira. I vetmi problem është që ka radhë të gjata dhe pjesmarrje të lartë. Nuk është problem, cdo kush duhet të votojë. I ftoj forcat politike, administruesit që të vazhdohë. Kjo ditë që nisi kështu mrekullueshëm duhet të vazhdojë dhe natën po ashtu. Jemi një popull 100% europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIMIN e madh, probleme me identifikimin elektronik (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment