Politike

Meta në Prizren, takon qytetarët e strehuar në Kampin e Inovacionit pas dëmtimit të tërmetit (FOTO)

Kreu i shtetit është takuar me qytetarët e strehuar në Prizren në Kampin e Inovacionit.
Featured image of article: Meta në Prizren, takon qytetarët e strehuar në Kampin e Inovacionit pas dëmtimit të tërmetit (FOTO) Ilir Meta me shqiptarët e strehuar në Prizren

KOSOVË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot në Prizren ku është takuar me qytetarët shqiptarë të strehuar në këtë qytet, të cilëve u janë shkatërruar banesat pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Kreu i shtetit është takuar me qytetarët e strehuar në Prizren në Kampin e Inovacionit.

Gjatë kësaj vizite, Meta ka parë nga afër kushtet, në të cilat jetojnë qytetarët shqiptarët të prekur nga tërmeti që janë strehuar në Prizren prej disa ditësh, si dhe bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore si dhe vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment