Politike

Meta në Kolegjin e NATO-s në Romë: Shqipëria promotore e palodhur e stabilitetit

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen në kuadër të Aleancës.
Featured image of article: Meta në Kolegjin e NATO-s në Romë: Shqipëria promotore e palodhur e stabilitetit Presidenti Ilir Meta në Romë

ITALI- Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i vendit, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë si i “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Meta mbajti një fjalë përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë.

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej.

Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe lider në të gjitha nismat rajonale me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin dhe përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës”, theksoi ai.

Presidenti thotë se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen në kuadër të Aleancës.

Shqipëri është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment