Politike

“Meta në anën e gabuar të historisë”, Presidenti-Ramës: Boll janë tallur me Kushtetutën, Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe (VD)

Meta ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd të tallet me Kushtetutën.
Featured image of article: “Meta në anën e gabuar të historisë”, Presidenti-Ramës: Boll janë tallur me Kushtetutën, Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe (VD) Ilir Meta dhe Edi Rama

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Ai është shprehur se boll janë tallur me Kushtetutën dhe ka theksuar se “Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe  dhe është e kuqe flakë”. 

“Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën. Boll janë tallur me Kushtetutën e  Republikës së Shqipërisë që u votua me konsensus. Tek Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe  dhe është e kuqe flakë”, ky është mesazhi i fundit i Metës në Facebook.

Pak më herë në një dalje për mediet kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se për këtë çështje se presidenti është në anën e gabuar të historisë.

Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment