Politike

Meta mesazh të fortë të rinjve: Sot është koha që zëri juaj të dëgjohet, ngrihuni dhe merrni në dorë fatet e vendit

Meta shprehet se shumë prej të rinjve përballen me pengesa, përjashtime e zhgënjime dhe zgjidhjen e gjejnë duke u largua nga Shqipëria.
Featured image of article: Meta mesazh të fortë të rinjve: Sot është koha që zëri juaj të dëgjohet, ngrihuni dhe merrni në dorë fatet e vendit Ilir Meta dhe fotot e publikuara prej tij

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë. Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se shumë prej të rinjve përballen me pengesa, përjashtime e zhgënjime dhe zgjidhjen e gjejnë duke u largua nga Shqipëria.

Më tej ai shprehet se ka një apel për të gjithë të rinjtë, ku u kërkon të bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. “Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë! Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!”, shkruan Presidenti.

REAGIMI I PLOTË

Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë. Është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Meta

Përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!

Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë! KOHA QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET! PO, SHQIPËRIA DO BËHET NGA RINIA! NËSE JO JU, KUSH TJETËR?! O SOT, O KURRË! 🇦🇱

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment