Politike

Meta mesazh Ramës: Liderët maqedonas treguan pjekuri, të forcojmë marrëdhëniet me vendet skeptike (VD)

Meta mesazhin e tij e kishte të adresuar më shumë për Ramën, duke thë se  se liderët e Maqedonisë së Veriut treguan pjekuri, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen pas vendimin të BE.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje politikës shqiptare, që të reflektojnë menjëherë dhe të lexojnë me vëmendje të gjitha detyrimet që iu duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Meta mesazhin e tij e kishte të adresuar më shumë për Ramën, duke thë se  se liderët e Maqedonisë së Veriut treguan pjekuri, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen pas vendimin të BE.

Meta shtoi se tani duhet reflektim dhe duhen forcuar raportet me vendet kritike, siç janë Franca, Danimarka e Holanda, që bllokuan dhe integrimin e Shqipërisë në KE.

Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë. Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, u shpreh Presidenti.

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Meta dhe homologu i tij zhvilluan një takim me delegacionet pa mediat, dhe një konferëncë të përbashkët. Ata theksuan se BE duhet të kishte hapur negociatat me të dy vendet në 18 tetor. Meta dhe Pendarovski u shprehen se rruga e vetme është ajo drejt BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment