Politike

Meta: Maxhoranca s’ka bërë përpjekje për dialog, u mohoi shqiptarëve lirinë e zgjedhjes

Në konferencën e jashtëzakonshme, presidenti Ilir meta u shpreh se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës bën që shqiptarët të mos kenë mundësi zgjedhjeje.

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë argumentet në lidhje me arsyet që e çuan të marrë venmimin për anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta u shpreh se maxhoranca nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog dhe kjo gjë u mohon shqiptarëve të drjetën për të zgjedhur.

Organizimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, u heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur, dhe i kufizon. Opozita ka siguruar 42% përqind të votave. Por në zgjedhjet vendore këto forca kanë siguruar rreth 48% përqind të votave. Referuar këtyre të dhënave, organizizimi i zgjedhjeve pa garë cënon organet kushtetuese. Ky nuk është një element themelor i shteteve demokratike dhe evropiane, cdo interpretim absurd do të përfshinte Shqipërinë në vendet jodemokratike që nuk bën zgjedhje por vetëm votime. Maxhornca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog”- tha Meta ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike.  Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment