Politike

Meta lë presidencën për ekzekutivin pas 26 prillit? Reagon Petrit Vasili:Do ishte një lajm shumë i madh

Vasili u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to.
Featured image of article: Meta lë presidencën për ekzekutivin pas 26 prillit? Reagon Petrit Vasili:Do ishte një lajm shumë i madh Petrit Vasili, kryetar i LSI

TIRANE– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to.

“Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta. Do ishte një lajm shumë i madh. Raportet mes LSI-PD janë më solide se kurrë, është një aleancë kundër mafias. Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,” theksoi më tej Vasili. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë ballë për ballë me mafian e Rilindjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Meta rikthehet në kabinet pas 26 prillit. Në një artikull të botuar nga “Ora News” shkruhet se numri një i shtetit mund të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshë, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. E gjitha në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Reagime nga të gjitha palët politike, ndërsa Presidenca hesht.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment