Politike

“A ka gisht Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!” Meta i prerë: E ardhmja e dy shteteve, në BE

VIDEO
Meta kundër rishikimit të kufirit Kosovë-Serbi. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së a ka gisht Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Por presidenti theksoi se e ardhmja e dy shteteve është në BE.
Featured image of article: “A ka gisht Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!” Meta i prerë: E ardhmja e dy shteteve, në BE Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi sërish sot se është kundër planit për rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. I pyetur mbi deklaratën e ish-këshilltarit të Trump, Bolton se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë Prishtina dhe Beogradi, Meta tha se në të dy vendet duhet të respektohen minoritetet. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes se a ka gisht Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, por theksoi se e ardhmja  dy shteteve është në BE.

BISEDA: 

Pyetje: Sipas Bolton, në idenë e Kosovës ka kontribuar edhe Tony Blair, i cili ka qënë këshilltar i kryeministrit Edi Rama. A mendoni se është implikuar edhe Rama?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta:Vlerësoj se pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në BE. Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim cdo ide për ndryshim kufijsh nuk u shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh në radhë të parë. Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si cdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe europiane. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra Ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen. Pavarësisht nga një informacion i tillë, falënderoj Britaninë për kontributin që jep për anëtarsimin e Shqipërisë në BE, dhe shpresojmë që edhe Britania të rikthehet.

Ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar që fokusi i të gjitha lëvizjeve politike në vend të jetë tek çelja e negociatave me BE-në. Në fjalën e tij, Meta folur për situatën e koronavirusit në vend, emërimet në KED por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dekretonte zgjedhje në fund të prillit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment