Politike

Meta ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano, PD: Vendimi i Presidentit i drejtë, po mbron interesin publik

PD përshendet vendimin e Metës për koncesionin në Porto-Romano. Sipas PD-së vendimi i presidentit mbron interesin publik.
Featured image of article: Meta ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano, PD: Vendimi i Presidentit i drejtë, po mbron interesin publik Selia e PD-së

Tiranë-Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili kthehu në kuvend ligjin për koncesionin në Porto Romano. Nëpërmjet një deklarate, PD thekson se vendimi i presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.  Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së.

Deklarata e plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.  Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama. Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.  Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë. 

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto-Romano. Sipas tij ky ligj shmang konkurrencën dhe nuk sjell fitime për shtetin. Më 30 prill u miratua në Kuvend ky ligj, i cili është kundërshtuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati . Ky i fundit deklaroi se qeveria duhet të ndahet nga oligarkia. Nuk mungoi edhe një reagim nga Taulant Balla, i cili tha se koncesioni do të bëhet.

J.V/Dosja.al

Shto Koment