Politike

Meta ktheu dekretin për Kodin Penal, Spiropali: Presidenti na ka lënë. Presidenca: Rilindja ‘ndërsen’ gjithmonë të çmendurën

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan se nuk pret që kreu i shtetit Ilir Meta të ketë ndjeshmëri ndaj dhunës apo sigurisë ushqimore. Reagon Presidenca. Blushi shkruan se Rilindja gjithmonë "ndërsen" Spiropalin.
Featured image of article: Meta ktheu dekretin për Kodin Penal, Spiropali: Presidenti na ka lënë. Presidenca: Rilindja ‘ndërsen’ gjithmonë të çmendurën Elisa Spiropali, Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas kthimit të dekretit nga presidenti Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Penal.

Me anë të një statusi në Facebook, Spiropali shkruan se nuk pret që kreu i shtetit Ilir Meta të ketë ndjeshmëri ndaj dhunës apo sigurisë ushqimore.

“Qeni i kthyer në manar në krahët e tij, tifozët skocezë të kthyer në elektorat në sytë e tij, tërmeti apokaliptik i kthyer në qëndrim zyrtar me vulën e tij dhe ngjitja majë maleve e projektuar si karshillëk kreshnikësh ndaj botës mbarë, në mendjen e tij, flasin qartë që presidenti na ka lënë,”-shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Aq shumë i ka pëlqyer reagimi i Spiropalit kryeministrit Edi Rama saqë e ka shpërndarë në Twitterin e tij duke i vendosur sipër edhe emojin me sytë me yje.

Reagimi i Ramës

Pas postimit të ministres Spiropali, një reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

“Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E. Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare,“-shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Kodin Penal. Presidenti shkruan se ka gjetur disa ndryshime që nuk bie dakord dhe kërkon rishikimin e tyre. Meta shton se dispozitat nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të veprave penale.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment