
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se ditën e hënë do të takohet me kryenegociatorin Zef Mazi. Në fjalën e tij, Meta tha se pret që të ketë një bashkëpunim të mirë, pasi njihet me Mazin prej tre dekadash.
“Ditën e hënë do të kem një takim me zotin Mazi. Me të kam një bashkëpunim gati tre dekada dhe do diskutojmë dhe për këto sfida. Përmbyshja e 15 kushteve është prioritet i të gjithëve”, u shpreh Meta.
Presidenti Meta ka zhvilluar sot konferencën e së premtes me gazetarët dhe ka analizuar situatën politike në javën e fundit. Meta ka folur për kthimin e ligjeve në Kuvend dhe tha se do kthejë çdo dokument antikushtetues. Kreu i shtetit foli për ekonominë dhe tha se situata është e keqe. Më tej njoftoi dhe takimin që do ketë me Zef Mazin.
(A.B. Dosja.al)