Politike

Meta i përgjigjet Ramës për shpërndarjen e Parlamentit: Do të filloj konsultimet me forcat politike

Meta theksoi se nëse maxhoranca ecën përpara për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese do të fillojë konsultimet me të forcat politike.
Featured image of article: Meta i përgjigjet Ramës për shpërndarjen e Parlamentit: Do të filloj konsultimet me forcat politike Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot pas manifestimit u shpreh se nuk mund të shpërndahet dot Parlamenti. I ftuar në Syri TV, Meta theksoi se nëse maxhoranca ecën përpara për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese do të fillojë konsultimet me forcat politike.

 “Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptar po humbet durimin nga grushi i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot. Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë”, tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment