Politike

Meta heq kostumin dhe vishet xhins, bën pazarin në Gjirokastër, çaj e erëza, ja ç’bleu presidenti (Foto)

Kreu i shtetit, ka blerë disa produkte 100% shqiptare dhe ndan gëzimin e faktit që viziton një dyqan me produkte nga të gjitha trevat.
Featured image of article: Meta heq kostumin dhe vishet xhins, bën pazarin në Gjirokastër, çaj e erëza, ja ç’bleu presidenti (Foto)

TIRANË- I zhveshur nga kostumi presidencial, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur këtë fundjavë ta bëjë vetë pazarin e shtëpisë, teksa ka shpërnndarë disa foto edhe për ndjekësit në Facebook.

Kreu i shtetit, ka blerë disa produkte 100% shqiptare dhe ndan gëzimin e faktit që viziton një dyqan me produkte nga të gjitha trevat.

Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,- shkruan Meta, bashkëngjitur fotove, ku shfaqet duke përzgjedhur produktet bio.

Në fotot e publikuara, Kreu i Shtetit mban në dorë disa nga këto produkte, për të cilat shprehet se kanë origjinë nga Malësia e Madhe.

(a.m/dosja/al)

Etiketa:

Shto Koment