Politike

Meta foli për shpërndarje parlamenti/ Balla: Presidenti sheh ëndrra me sy hapur

  • Balla: Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri, ka abuzuar me pushtetin e tij për dekretimin e Xhaferllarit
  • Balla është shprehur ndaj Metës se presidenti sheh ëndrra me sy hapur.
    Featured image of article: Meta foli për shpërndarje parlamenti/ Balla: Presidenti sheh ëndrra me sy hapur Taulant Balla dhe Ilir Meta

    Tiranë- Nga kryesia e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Kuvendin.

    Kështu i është përgjigjur Balla deklaratës së Metës, i cili tha pak ditë më parë se mund të shpërndante parlamentin.  “Presidenti zgjidhet nga Parlamenti jo e kundërta. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet për dekrete që të shpërndahet parlamenti. Nuk ka kompetenca, Kuvendi ka kompetenca për ta shkarkuar” , tha Balla.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak ditë më parë në një dalje për mediet Meta la të kuptohet se mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e popullit. Presidenti ndër të tjera para gazetarëve u shpreh se me një dekret mund të shpërndajë edhe Parlamentin.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment