Politike

Meta flet për shkarkimin: S’kam frikë, s’ka shans të dal nga zyra para 22 korrikut 2022

Më tej Meta u shpreh se ai nuk do të dalë nga zyra para datës 22 korrik 2022, datë që është dhe disa e fundit e mandatit 5-vjeçar.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga shkarkimi. Ai është shprehur se nuk ka frikë duke hedhur dhe “thumba” për Bashën e Ramën, duke thënë se ata kanë frikë nga zgjedhje të lira.

Më tej Meta u shpreh se ai nuk do të dalë nga zyra para datës 22 korrik 2022, datë që është dhe disa e fundit e mandatit 5-vjeçar.

Unë disa gjëra i kam thënë shumë qartë, unë nuk jam nga ata që kanë frikë, si ata që kanë frikë nga zgjedhjet e lira. Nuk ka shans që Ilir Meta të dalë para 22 korrikut 2022 nga ky institucion”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment