Politike

Meta flet për paqen politike që solli COVID-19: Tani forcat janë bashkuar për një qëllim

Meta i ftuar sot në emisionin “Real Story” tha se tani janë bashkuar të gjitha forcat me vetëm një qëllim, atë të tejkalimit të situatës.
Featured image of article: Meta flet për paqen politike që solli COVID-19: Tani forcat janë bashkuar për një qëllim

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për paqen politike që është krijuar gjatë krizës së COVID-19. Meta i ftuar sot në emisionin “Real Story” tha se tani janë bashkuar të gjitha forcat me vetëm një qëllim, atë të tejkalimit të situatës.

Është e domosdoshme në këtë moment paqja e bashkëpunimi. Nga një krizë të shëndetit publik mund të kalojmë në krizë politike etj. Natyrisht të gjitha këto do të përpiqemi t’i tejkalojmë dhe kostot do jenë minimale. Kjo arrihet duke u sjellë të gjithë në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë i kemi bashkuar fuqitë për një qëllim të përbashkët. Kjo situatë do në na bëjë të reflektojmë. Tashmë mund të hapim negociatat dhe kemi disa kushte e këto kushte duan bashkëpunim politik”, tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment