Politike

Meta flet për koronavirusin, si po ndikon në Europë: Periudhë e vështirë, por ka kaluar dy Luftëra Botërore

Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos. Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.
Featured image of article: Meta flet për koronavirusin, si po ndikon në Europë: Periudhë e vështirë, por ka kaluar dy Luftëra Botërore Ilir Meta

BRUKSEL- Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga “vështirësi të mëdha”, por në të kaluarën ka përjetuar periudha “shumë më të vështira” sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore”. Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos. Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.

Tani BE-ja, përballë pandemisë, po përballet me tensione shumë të forta: “Unë e kuptoj keqardhjen – nënvizon Meta – dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha”.

“Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë”, përfundon Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment