Politike

Meta falënderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për ndihmën pas tragjedisë së 26 nëntorit: Kosova, shembull i mirëqeverisjes

Meta falenderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për ndihmën pas tërmetit.
Featured image of article: Meta falënderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për ndihmën pas tragjedisë së 26 nëntorit: Kosova, shembull i mirëqeverisjes Ilir Meta dhe Isa Mustafa

Tiranë- Ditën e djeshme Presidenti i vendit Ilir Meta, ishte në Prishtinë, ku u takua  me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe kryetarin e LDK  Isa Mustafa. Nëpërmjet një reagimi në Facebook Presidenti i vendit i falenderon ata për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete në mbështetje të familejeve të prekura nga tërmeti.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.”, shprehet Meta. 

Meta gjatë takimit me Albin Kurtin.

Dje Meta në Kosovë  i dha “Medaljen e Artë të Shqiponjës” Task Forcës së Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po kështu nuk la pa dekoruar edhe qenin e forcave të shpëtimit të Kosovës. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Shto Koment