Politike

Meta emëroi Marsida Xhafellarin në Kushtetuese, reagon Spiropali: Dha një shembull spektakolar se ka frikë nga Drejtësia

  • Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta emëron gjyqtare Marsida Xhafellarin
  • Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali pretendon se presidenti Meta, iu kundërvu edhe njëherë Reformës në Drejtësi, SHBA-ve dhe BE-së, duke dekretuar gjyqtarë në kundërshtim me ligjin.
    Featured image of article: Meta emëroi Marsida Xhafellarin në Kushtetuese, reagon Spiropali: Dha një shembull spektakolar se ka frikë nga Drejtësia Elisa Spiropali dhe Ilir Meta

    TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nga kreu i shtetit Ilir Meta.

    Me anë të një statusi në Facebook, Spiropali pretendon se presidenti Meta, iu kundërvu edhe njëherë Reformës në Drejtësi, SHBA-ve dhe BE-së, duke dekretuar gjyqtarë në kundërshtim me ligjin.

    “Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia,“-shkruan ndër të tjera ministrja.

    Postimi i plotë:

    Sot presidenti Ilir Meta emëroi anëtaren e 6-të të Gjykatës Kushtetuese duke ngritur edhe institucionin. Xhaferllari në renditjen e KED ishte e katërta, por kjo nuk e ka penguar Metën që ta zgjedhë.

    (k.m./dosja.al)

    4 Komente në “Meta emëroi Marsida Xhafellarin në Kushtetuese, reagon Spiropali: Dha një shembull spektakolar se ka frikë nga Drejtësia

    1. Ilir Meta i ka ditet e numuruara ne liri .Ate BANDIT e pret bashke me Saliun dhe Lulzimin : BURGU per jete ne Rec .

      • Mos more te gjithe ne burg vetem ju zagaret e rindjes te lire te vidhni. Kjo esht reforma amerikane ne drejtesi e blere dhe paguar nga sorosi.

    2. Mos more te gjithe ne burg vetem ju zagaret e rindjes te lire te vidhni. Kjo esht reforma amerikane ne drejtesi e blere dhe paguar nga sorosi.

      • Po ore po vetem rilindasit kan të drejt të vjedhin se jan bijt e komunistve hajdut kriminel që e lan shqiprin 300 vjet mbas vendeve demokratike të qyteteruara
        Të poshtrit si mallkim duhet ti rrin hypur ketij populli dele friganjos e të nënshtruar
        SA TURP

    Shto Koment