Politike

“Meta do ngelet sërish President”, Nano: Mund të ketë konflikt të ri. Ndërhyn Bejtja: Palët drejt një zgjidhjeje

Nano: Meta sërish do të ngelet President. Bejtja: Palët drejt një zgjidhjeje.
Featured image of article: “Meta do ngelet sërish President”, Nano: Mund të ketë konflikt të ri. Ndërhyn Bejtja: Palët drejt një zgjidhjeje Mustafa Nano dhe Andi Bejtja

Tiranë- Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se paraqitja e Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor, për shkarkimin e tij tregon se palët po shikojnë për një zgjidhje të krizës politike.

“Ilir Meta shquhet për konstruktivetet të tepruar. Mos harroni që shkoj tek këta që i kanë rrëzuar dekretet. Meta shkoi në komision pak ditë pasi u publikua raporti i OSBE/ OHDIR. E kishte dhe këtë epërsi, ka një të vërtete që palët po shikojnë për një zgjidhje pas këtij raporti. Në një kohë kur kemi dhe datën 18 tetor, kur do të merret dhe vendimi për negociatat”, tha Bejtja në “Opinon”.

Ndërsa analisti Mustafa Nano ka deklaruar se në fund të gjithë këtij procesi, pasi të zgjidhet kriza politike,sërish do të ngelet presidentit Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk ka Gjykatë Kushtetuese. E gjithë kjo do jetë një show politik. Ky ballafaqim, unë kisha frikë se mund të ishte starti i një konflikti të ri, por kjo iku. Meta ishte në gjithçka në rregull, siç i takon një Presidenti më përjashtim të kollares”, tha analisti Mustafa Nano.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment