Politike

‘Meta shoqërohet me kriminelë skutave’/ Lleshaj distancohet nga Rama: Nuk i komentoj deklaratat e kryeministrit, presidenti s’ka jetë sekrete

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se nuk mund të komentojë akuzat se kreu i shtetit shoqërohet me personazhë të botës së krimit.  
Featured image of article: ‘Meta shoqërohet me kriminelë skutave’/ Lleshaj distancohet nga Rama: Nuk i komentoj deklaratat e kryeministrit, presidenti s’ka jetë sekrete Sandër Lleshaj dhe Ilir Meta

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zgjedhur që të mos i komentojë akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Java”, Lleshaj tha se nuk mund të komentojë akuzat se kreu i shtetit shoqërohet me personazhë të botës së krimit.  

“Nuk i komentoj deklaratat e kryeministrit. Ai dha një përgjigje rreth kësaj. I qëndron atyre që ka deklaruar. Nuk e konfirmoj dot një lidhje mes Artan Shkëmbit dhe Ilir Metës. Presidenti nuk bën jetë sekrete. As unë…,”-tha Lleshaj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment