Politike

VD/ Meta ndjesë publike dy moderatorëve të ‘Stop’: Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars

Meta ka publikuar një moment nga emisioni, kur dy moderatorët i kërkojnë që ai t’i falenderojë pasi dhe ata do jenë në manifestimin e 2 marsit, që siç thonë do dalin për mbrojtjen e Kushtetutës.
Featured image of article: VD/ Meta ndjesë publike dy moderatorëve të ‘Stop’: Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars Gent Zenelaj, Saimir Kodra dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot për manifestimin e 2 marsit, duke kërkuar dhe një ndjesë publike. Ndjesa e Metës nuk është për qytetarët, por për dy moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Meta ka publikuar një moment nga emisioni, kur dy moderatorët i kërkojnë që ai t’i falenderojë pasi dhe ata do jenë në manifestimin e 2 marsit, që siç thonë do dalin për mbrojtjen e Kushtetutës.Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit”, shkruan më tej Presidenti.

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! 😃 Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte 😃, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica. Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. 🇦🇱

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “VD/ Meta ndjesë publike dy moderatorëve të ‘Stop’: Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars

  1. Kjo protesta e 2 marsit po bashkon gjithe plehrat. Nuk do jene vetem hajdutet por edhe gjobaxhinjte e Stopit bashke.

Shto Koment