Politike

Meta reagon ashpër: Jam i përgatitur për çdo skenar, dhe me tanke po të më vijnë do marrin përgjigje shembullore

Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin, duke thënë se do t’i shkarkojë ai dhe populli shqiptar më parë.
Featured image of article: Meta reagon ashpër: Jam i përgatitur për çdo skenar, dhe me tanke po të më vijnë do marrin përgjigje shembullore Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot se është i përgatitur për të gjitha skenarët, duke shtuar me tone të ashpra se “edhe me tanke po të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore”.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin, duke thënë se do t’i shkarkojë ai dhe populli shqiptar më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore. Ata në Kuvend të shkarkuar janë, po të sillen si një bandë. Ata janë të shkarkuar, sepse kanë humbur çdo lloj legjitimiteti, kanë frikë nga fjala e lirë, nga liria e qytetarëve, ndërsa unë nuk kam frikë, përkundrazi”, tha Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment