Politike

Meta përshëndet Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje të thellë për të gjithë kontribuesit

Meta shkruan se  shpreh mirënjohje të thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendevepjesëmarëse dhe kontribuese.
Featured image of article: Meta përshëndet Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje të thellë për të gjithë kontribuesit Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila Shqipëria ka dalë me duart plot, pasi janë mbledhur më shumë se 1 miliardë Euro. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se  shpreh mirënjohje të thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendevepjesëmarëse dhe kontribuese.

Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, shkuan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment