Politike

Meta duartroket Ramën dhe Konferencën e Donatorëve: Është bërë punë e mirë

Meta nuk ka bërë koment por thjesht ka duartrokitur të gjithë ata që ndodhi në Bruksel.
Featured image of article: Meta duartroket Ramën dhe Konferencën e Donatorëve: Është bërë punë e mirë Ilir Meta, Presidenti i Republikës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur edhe njëherë Konferencën e Donatorëve, duke thënë se qeveria shqiptare ka bërë një punë të mirë. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Meta nuk ka bërë koment por thjesht ka duartrokitur të gjithë ata që ndodhi në Bruksel. Meta shtoi se është bërë një punë e mirë, dhe gjërat e mira duhet thënë por shtoi se qeveria ka kapur të gjitha institucionet.

Nuk kam asnjë koment vetëm një duartrokitje për vendet që mbështetën sot Shqipërinë.Të punohet që këto euro të shkojnë për qytetarët në nevojë dhe të mbyllet kjo dramë. Unë mendoj se kjo është një mbështetje ndaj popullit shqiptar dhe Rama e ka për detyrë që këto fonde të shkojnë tek qytetarët. SHBA gjithë fondin e saj e çoi për transparencën. Nuk më intereson, më intereson se këto ndihma të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. Pastaj këto janë për analizë të forcave politikë. Jam gati të duartrokas për kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që kanë bërë. Aty bënë thirrje për transparencë sepse ato fonde janë për popullin shqiptar, as për Presidentin as për kryeministrin. Është bërë një punë e madhe në këtë drejtim  dhe nuk kam pse të jem ironik për diçka që e besoj.”- tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment