Politike

“U habita kur pash flamurin e SHBA në protestë”, Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Zero koment, pyesni Blushin

Meta tha se nuk ka parë asnjë lajm pasi e gjithë vëmendja e tij ka qenë tek manifestimi.
Featured image of article: “U habita kur pash flamurin e SHBA në protestë”, Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Zero koment, pyesni Blushin Ilir Meta me flamurin e SHBA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila shprehu habinë për flamurin amerikan në manifestimin e Metës. I ftuar në studion e Çim Pekës në Syri TV, Meta tha se nuk ka parë asnjë lajm pasi e gjithë vëmendja e tij ka qenë tek manifestimi.

“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim. Siç ishte Ledio Binako që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikan me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm. Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-ameriakanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, u shpreh Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ambasadorja e SHBA, pas manifestimit të Metës tha se nuk e kuptoi me në manifestimin e metës që e quajti protestë ishte dhe flamuri amerikan. Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment