Politike

FOTO/ Meta ‘mbytet’ nga qytetarët pas manifestimit, Fahriu Balliu arrin dhe ta përqafojë

Pas fjalës Meta njoftoi mbylljen e manifestimit dhe u drejtua në Presidencë, ku qidra qytetarë kërkonin ta takonin. Një prej qytetarëve që mundi ta takontë ishte dhe botuesi i njohur Fahri Balliu.
Featured image of article: FOTO/ Meta ‘mbytet’ nga qytetarët pas manifestimit, Fahriu Balliu arrin dhe ta përqafojë Ilir Meta duke u takaur me Fahri Balliun

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot për më shumë se 2 orë një manifestim para zyrës së tij. Meta ka mbajtur një fjalë të gjatë ku ka sulmuar qeverinë dhe e ka akuzuar atë se po bën një grush shteti.

Pas fjalës Meta njoftoi mbylljen e manifestimit dhe u drejtua në Presidencë, ku qidra qytetarë kërkonin ta takonin. Një prej qytetarëve që mundi ta takontë ishte dhe botuesi i njohur Fahri Balliu.

Siç shihet dhe në foto, Balliu për disa sekonda ka mundur që të marrë dhe një përqafim nga Presidenti Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment