Politike

Meta publikon momentet e zgjedhjes si President: Betimi i jetës sime (VD)

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky është betimi i jetës së tij.
Featured image of article: Meta publikon momentet e zgjedhjes si President: Betimi i jetës sime (VD) Ilir Meta gjatë betimit si President

TIRANË- Ilir Meta ka publikuar sot momentet e betimit të tij para Kuvendit të Shqipërisë, ditën kur është zgjedhur si President i Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky është betimi i jetës së tij.

Më tej shprehet se betimi është bërë për Kushtetutën, për Shqipërinë dhe për Kombin. “Betimi i jetës sime! 🇦🇱 #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta. Kjo video është në vijim të mesazheve që Presidenti po u dërgon qytetarëve për t’i ftuar ata në manifestimin e 2 marsit në Tiranë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment