Politike

2-Marsi/ Meta kujton Presidentin e Rumanisë: Protestoi kundër dhunimit të Kushtetuës, rast i freskët që tregon se s’kemi vend në Europë pa drejtësi

Në një tjetër status, në rrjetet sociale, Meta e krahason veten e tij me Presidentin e Rumanisë, i cili vetëm te vite më parë doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës. Meta shkruan se ky është një rast mjaft  i freskët, që tregon se nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh.
Featured image of article: 2-Marsi/ Meta kujton Presidentin e Rumanisë: Protestoi kundër dhunimit të Kushtetuës, rast i freskët që tregon se s’kemi vend në Europë pa drejtësi Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit shqiptar, që më 2 mars t’i bashkohen njoftimit të tij për të dalë në shesh. Në një tjetër status, në rrjetet sociale, Meta e krahason veten e tij me Presidentin e Rumanisë, i cili vetëm te vite më parë doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës. Meta shkruan se ky është një rast mjaft  i freskët, që tregon se nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh.

Reagimi i plotë i Metës

Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues. Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë. Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh. Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve. Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh. Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit. Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar! 🇦🇱

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment